Llapashtica: Autobusët që nisen drejt protestës në Hagë, do shmangin kalimin kufitar me Serbinë

by Nexhat

Rafet Llapashtica nga Organizata e Veteranëve të UÇK ka dhënë detaje mbi organizimin e qytetarëve për protestën që do të mbahet më 14 shtator kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas tij, organizata ka përfunduar përgatitjet në 30 degë dhe nisja për në Hagë do të bëhet sot në orën 15:00 përmes linjave tokësore të autobusëve.

banner

Disa pjesëmarrës do të udhëtojnë me avion ose me vetura private, ndërsa disa do të nisin udhëtimin më vonë.

Llapashtica theksoi se autobusët do të përdorin rrugën përmes Durrësit dhe linjën Bari në Itali, për të shmangur kalimet përmes Serbisë dhe Malit të Zi, ku mund të hasen pengesa gjatë udhëtimit.

“Ne si organizatë në 30 degë e kemi përfunduar organizimin dhe sot në ora 15 bëhet nisja përmes linjave tokësore të autobusëve, ndërsa ato ajrore ose me vetura private disa kanë lëvizur e disa do të lëvizin më vonë”

“Ne kemi marrë qendrim që lëvizja e autobusëve të bëhet përmes Durrësit dhe linjës Bari të Italisë, duke mos e kaluar përmes Serbisë dhe Malit të Zi për shkak të mundësisë së pengesave”, tha Llapashtica.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy