Mynih: Nis sot edicioni i 190-të i Oktoberfest-it, priten miliona vizitorë

by engel

Mynihu ka hapur sot dyert për festivalin më të madh të birrës në botë, Oktoberfest, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 190-të.

Kryebashkiaku i qytetit, Dieter Reiter, çeli zyrtarisht festën tradicionale në livadhin Theresienwiese, ku mijëra vizitorë u mblodhën për të marrë pjesë në hapjen solemne.

banner

Për 16 ditë me radhë, deri më 5 tetor, qyteti jugor gjerman do të jetë epiqendra e festimeve, ku të pranishmit do të shijojnë birrën bavareze në tendat gjigante dhe do të vishen me veshjet tradicionale gjermane, “dirndl” dhe “lederhosen”.

Organizatorët presin deri në 6 milionë vizitorë këtë vit, ndërsa në edicionin e vitit 2023 u thye rekordi historik me mbi 7 milionë pjesëmarrës.

Festivali do të zhvillohet në kushte ideale atmosferike, pasi fundjava e parë e Oktoberfest 2025 pritet të sjellë temperatura verore deri në 30 gradë Celsius.

I njohur në Gjermani si “Wiesn”, Oktoberfest është vlerësuar si festivali më i madh i këtij lloji në botë, duke ruajtur traditën dhe magjinë e tij që nga viti 1810.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy