Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti nga radhët e LDK-së që po synon edhe një tjetër mandat në krye të këtij qyteti, ka vazhduar takimet me qytetarë
Ai është ndalur në fshatin Banullë, ku është pritur me pjesëmarrje masive të banorëve të këtij lokaliteti.
Banulla me mbështetje masive, besimi në fitoren tonë është i jashtëzakonshëm, ka shkruar Ahmeti pas këtij takimi në këtë fasht
“Ky mobilizim, kjo energji e pathyeshme, na motivon të vazhdojmë me punë të palodhur, me vizion të qartë dhe vendosmëri të fortë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin, sepse këtë e ofron programi ynë” ka deklaruar kreu aktual i Komunës së Lipjanit përmes një postimi në rrjetin social
Ai gjithashtu ka thënë se Banulla ka hapur dyert dhe mbështetjen në kohërat më të vështira të vendit tonë; ata kanë ditur që gjithmonë të rreshtohen nga e mira, si në aktivitetet e rezistencës, bujarisë e atdhedashurisë.
“Faleminderit qytetarëve të Banullës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar në fund z. Ahmeti

