E rëndë në Rahovec: I mituri gjendet i plagosur me armë zjarri, vdes në spital

by Nexhat

Një i mitur ka vdekur pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

banner

Ai është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si provë materiale.

Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast  “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës dërgohet në IML. Aktualisht, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, njësitë përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Elezaj.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy