Tradita shqiptare ‘pushton’ Oktoberfestin gjerman

by Nexhat

Një moment për t’u shënuar për shqiptarët anekënd botës.

Për herë të parë në kuadër të një prej festivaleve më të mëdha në Gjermani që njihet si “Oktoberfest” që mbahet çdo vjet në Munchen, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare.

banner

Përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Një artikull këtij momenti të veçantë, i ka kushtuar edhe mediumi i njohur gjerman Deutsche Welle.

Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Shoqata “Iliria Munchen” ka dhënë kontribut të madh në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy