Osmani: Enver Petrovci mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e aktorit Enver Petrovci, i cili vdiq sot në moshën 71-vjeçare.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë”, thotë Osmani.

banner

Me talentin dhe veprën e tij, Osmani tha se Petrovci “i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet”.

“Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy