IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në Badoc ende nuk është i sigurt për pije

by Nexhat

Gjatë javës së fundit, bazuar në matjet e kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të vlerave të manganit, njofton IKSHPK.

“Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut. Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L”, vijon njoftimi.

banner

Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije.

IKSHPK thekson se do të vazhdojë me monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm dhe për çdo zhvillim të ri do të njoftojë qytetarët në kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy