PRISHTINË/ I gjeti 260 euro në rrugë, qytetari i dorëzon në Polici

by Nexhat

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Bëhet fjalë për 260 euro.

banner

“Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij. Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy