Ambasada Italiane në Prishtinë përkujton sulmin në Banjskë: “Drejtësia duhet të triumfojë”

by informim peje

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kanë kaluar dy vjet që nga sulmi kriminal në Banjskë dhe vrasja tragjike e zyrtarit të policisë Afrim Bunjaku. Drejtësia duhet të triumfojë, autorët duhet të japin përgjegjësi për krimet e tyre” – shkroi ambasada italiane, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe llogaridhënie për autorët e këtij akti të rëndë.

banner

Ambasada italiane i bashkohet thirrjeve për drejtësi dhe mbështet përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të çuar para hetimet dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij sulmi.

Afrim Bunjaku, i shpallur dëshmor i Kosovës, vazhdon të përkujtohet si simbol i sakrificës për paqe dhe siguri në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy