Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

by informim peje

Një operacion i gjerë bastisjeje është zhvilluar sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme dhe të jashtme të institucionit, përfshirë dhomat e të burgosurve, kuzhinën, lavanderinë, sallën e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

banner

Operacioni përfundoi pa asnjë rezultat të kundërligjshëm – nuk u gjet asnjë mjet apo send i ndaluar.

Në këtë aksion morën pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special me qen nuhatës, K9.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy