Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.
Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Kurti ka vlerësuar lartë mbështetjen e kongresistit ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm në avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Një kënaqësi të takohem me kongresmenin RitchieTorres. Ritchie, një zë i fuqishëm në mbështetjen e përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam ambiciet tona për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, sektorin premtues të teknologjisë së vendit dhe investimet e ardhshme në infrastrukturë,” ka shkruar Kurti.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar mbështetje në proceset integruese euroatlantike.