Vdes Silvana Licursi, zëri i kulturës arbëreshe në botë

by Nexhat

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka njoftuar për vdekjen e Silvana Licursit, një prej ambasadoreve të muzikës dhe kulturës arbëreshe.

“QSPA njofton me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të një prej ambasadoreve të muzikës dhe kulturës arbëreshe, Silvana Licursi”, thuhet në komunikatë.

banner

Sipas Qendrës, Licursi ishte e njohur si interpretuese e muzikës tradicionale, e cila me zërin e saj ka përçuar kulturën arbëreshe në shumë vende të botës. Ajo ka mbajtur koncerte në qytete të ndryshme të Italisë dhe jashtë saj, si dhe ka marrë pjesë në një numër të madh festivalesh ndërkombëtare.

“Ajo ka regjistruar dy CD, njëra prej të cilave e titulluar ‘Larg Tokës së Shqiponjave’, që kanë korrur sukses në arenën ndërkombëtare”, thekson njoftimi.

Në vlerësimin e saj për artisten, QSPA shton se “stili i saj merrte jetë prej frymës së origjinës dhe i largohej qëllimisht folklorizmave, duke sjellë në mënyrë unike e të papërsëritshme, interpretime që do të lënë gjurmë të thella në trashëgiminë kulturore arbëreshe”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy