PEJË/ Inaugurimi i objektit të ri të SHFMU “PJETËR BUDI” në Poçestë

by Nexhat

Sot, është inauguruar objekti i ri i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Budi” në Poçestë.

Objektin e ri të SHFMU “Pjetër Budi” në Poçestë e inauguruan Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i SHFMU”Pjetër Budi”, z.Addhe Krasniqi.

banner

Ky institucion modern arsimor është ndërtuar për t’u ardhur në ndihmë nxënësve tanë, për t’i shërbyer dijes, zhvillimit, ëndrrave të brezave të rinj, duke ofruar hapësira bashkëkohore, kushte më të mira mësimore dhe një mjedis frymëzues për zhvillim arsimor e edukativ, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës

Arsimi mbetet prioriteti ynë kryesor me synimin, që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, ka thënë kreu i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri me rastin e inagurimit të objektit të ri shkollor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy