Gjini tregon se a do të marrë Aleanca pjesë në seancën konstituive

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se nuk kanë ende vendim se si do të veprojnë në lidhje me thirrjen e vazhdimisht të seancës konstituive për të mërkurën e 9 shtatorit.

Në një konferencë për media, ai tha se ky vendim do të merret në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e cila pritet të mbahet të martën – ose edhe më herët.

banner

 “Nuk na ka kontaktuar askush [për pjesëmarrje në seancë]. Të martën e kemi mbledhjen e rregullt të kryesisë, nëse është nevoja, mblidhemi edhe më herët për të marrë vendim. Por, Kosova ka dalë jashtë binarëve kushtetuese. Çdo vendim që po merret sot nga institucionet është i paligjshëm”, u shpreh Gjini.

Kreu i Aleancës tha kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka shkelur interpretimin e vet për afatin 30 ditësh kushtetues për seancën konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thirrur për të mërkurën e 9 shtatorit vazhdimin e seancës konstituive

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy