Ministrja e Shtetit për Evropën e Austrisë, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Informim.net.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjete sociale, Plakolm ka bërë të ditur se në takim është biseduar për çështje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen evropiane të Kosovës, përfshirë stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
“Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë,” ka shkruar ministrja austriake.
Vizita e saj vjen në një kohë kur integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është rikthyer në agjendën e diskutimeve brenda Bashkimit Evropian, përfshirë rolin që Austria synon të ketë në nxitjen e këtij procesi.
#6Days6Countries A pleasure to meet President @VjosaOsmaniPRKS in 🇽🇰. We discussed the importance of stability, good governance and regional cooperation. All crucial for Kosovo’s future in Europe. pic.twitter.com/6rwU9YOCWf
— Claudia Plakolm (@claudiaplakolm) October 7, 2025