Nasim Haradinaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mirë me shëndet dhe optimistë

by informim peje

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një intervistë për emisionin Ora 7, Haradinaj tha se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe se ata mbajnë moral të lartë.

banner

“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi në vizitë. I kam parë shumë mirë. Janë të fortë dhe mirë me shëndet,” u shpreh Haradinaj, duke shtuar se ata i kanë dhënë forcë edhe vetë atij gjatë takimit.

“Çka është më kryesorja – janë optimistë dhe të fortë,” theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy