Prej kohësh, Kenan Yildiz-Juventus po negociojnë për të rinovuar kontratën, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që kërkojnë të blindojnë talentin e tyre më të madh.
Nuk ka asnjë dyshim që palët synojnë të gjejnë një akord, por nga e thënë në të bërë në mes janë miliona euro. Ideja e Juves është të gjejnë një akord me talentin turk për të firmosur një kontratë të re deri në 2023. Nuk është kundër kësaj ideje as Yldiz dhe përfaqësuesit e tij, por fakti që nuk ka dalë ende “tym i bardhë” në Torino, do të thotë që mes palëve nuk ka ende një akord ekonomik.
Yldiz përfiton aktualisht 1,5 milionë euro në sezon, lojtari më pak i paguar në formacionin e Tudor.
Sigurisht kjo është një pagë modeste për një lojtar që është në qendër të aspektit taktik, për këtë arsye me të drejtë përfaqësuesit e turkut kërkojnë një përmirësim të ndjeshëm të pagës, të paktën të shkojnë në 6 milionë euro, fundja një shifër të tillë e merr edhe David, thjesht sa për të bërë një krahasim.
Për Juven dhe drejtuesit nuk është e lehtë që të kalojnë nga një pagë 1,5 milionë në 6 milionë euro, për këtë arsye firma mbi kontratë po vonon jo pak.