Rritja e nivelit të detit: Mbi 100 milionë ndërtesa rrezikohen nga përmbytjet deri në fund të shekullit

by informim peje

Një studim i ri nga Universiteti McGill në Montreal ka paralajmëruar se rritja e nivelit të detit mund të zhysë mbi 100 milionë ndërtesa nën ujë deri në fund të këtij shekulli, nëse emetimet e karbonit nuk ndalen menjëherë.

Sipas studimit, një rritje e nivelit të detit me vetëm 0.5 metra do të mjaftonte për të përmbytur rreth 3 milionë ndërtesa në vendet në jug të globit që përfshin Afrikën, Azinë Juglindore dhe Amerikën Qendrore e Jugore. Por nëse temperaturat vazhdojnë të rriten dhe shkrirja e akujve polarë përshpejtohet, niveli i detit mund të ngjitet deri në 5 metra brenda 100 viteve të ardhshme, duke rrezikuar një të gjashtën e ndërtesave në këto rajone.

banner

Shkencëtarët theksojnë se edhe nëse respektohen objektivat e Marrëveshjes së Parisit, rritja me 0.9 metra është pothuajse e pashmangshme, duke vënë në rrezik rreth 5 milionë ndërtesa deri në vitin 2100.

Profesoresha Natalya Gomez paralajmëron se ky është “një proces i ngadaltë, por i pandalshëm”, i cili do të ndikojë për shekuj me radhë në popullsitë bregdetare. Sipas saj, nëse ngrohja globale nuk frenohet, niveli i detit mund të rritet deri në 20 metra, duke zhytur 136 milionë ndërtesa në të gjithë globin.

Studimi paralajmëron se përveç dëmeve fizike, pasojat ekonomike dhe logjistike do të jenë shkatërruese, pasi shumë porte, rafineri dhe qendra tregtare ndodhen pranë bregdetit, duke rrezikuar zinxhirët globalë të furnizimit me ushqime dhe energji.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy