“Qëndroi përkrah meje”: Boksieri Haxhi Krasniqi i jep mbështetje Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

by informim peje

Boksieri i njohur Robin Haxhi Krasniqi, i ka dalur në mbështetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Krasniqi ka thënë se Përparim Rama ka qenë i vetmi i cili nuk e la vetëm kur kishte për të boksuar, andaj aty e pa se Rama është gjithmonë për të mirën e sportit.

banner

“Unë nuk i përkas asnjë partie — jam i Kosovës, jam i të gjithëve. Madje jam i mendimit se asnjë parti politike nuk bën sa duhet për vëndin tonë i cili ka nevoj për punë të dinjitetshme dhe përkushtim maksimal. Mirëpo sot e ndjej si obligim moral me mbështet Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, për burrërinë e tij. Kur unë kisha për të boksiar në Kosovë, më ishin premtuar shumë gjëra — organizim, mbështetje, përkrahje institucionale, ndërsa në momentet vendimtare, të gjithë u tërhoqën, përfshirë edhe Ministrinë e Sportit të Republikes së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Boksieri i njohur ka thënë Përparim Rama e do kryeqytetin, andaj meriton mbështetje.

“Në ato ditë të vështira (për të cilat kurr nuk jam prononcuar, por do i vij radha), plot obligime e përgjegjësi, i vetmi njeri zyrtar që nuk më la vetëm dhe që qëndroi përkrah meje për të mirën e sportit, të Prishtinës dhe të Kosovës, ishte Kryetari Perparim Rama. Unë atëherë e vertetova se vetëm ai e donte kryeqytetin dhe askush tjeter, andaj nga zemra i uroj suksese dhe i dëshiroj vetëm të mirat!”, ka shkruar ai.

Mbështetje për Ramën ka thënë edhe komentatori Dritan Shakohoxha.

Shakohoxha ka thënë se Prishtina nuk mund të gjejë më mirë se Përparim Rama. “Mund të them vetëm një mendim, uroj që Prishtina të ketë përsëri një Përparim Rama në krye të Prishtinës, se më të mirë se ai nuk besoj se mund të gjeni”, tha Shakohoxha në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy