Abazi i bindur se Kurti do të dështojë në krijimin e Qeverisë: Mandati do t’i kalojë partisë së dytë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar të hënën se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar është, 26 tetori.

Ai në një konferencë për media ka folur mbi krijimin e qeverisë së re, derisa ka theksuar se nëse nuk ka qeveri të re, janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

banner

“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja”, u shpreh Kurti.

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka shprehur bindjen se Albin Kurti do të dështojë në përpjekjen për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve.

 “Jam i bindur që do të ketë dështim të Kurtit për krijim të Qeverisë dhe i kalon mandati të dytit sipas Kushtetutës, këtu pres një bashkëpunim më të madh të gjitha partive tjera dhe krijim të qeverisë qoftë edhe për një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjet e reja kur vjen puna për presidentin”, u shpreh Abazi për Front Online.

Sipas Abazit, një situatë e tillë do të duhej të shfrytëzohej për krijimin e një qeverie tranzicionale përmes një bashkëpunimi më të gjerë ndërpartiak, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

“Do ketë reflektim të interesin nacional se sipas Kushtetutës me dështimin e mandatarit të parë, i kalon mandatarit të dytë dhe çështje e negociatës për formimin e qeverisë dhe në atë moment do duhej të  krijohen mundësitë për një qeveri e cila do e sjell vendin në zgjedhje momentin kur vjen edhe zgjedhja e presidentit”, deklaroi Abazi për “Front Online”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy