Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një videoje është prezantuar shkurt për kosovarët dhe për mbështetjen e vendit të tij ndaj Kosovës.
Ai tha se Gjermania është krenare që ka mbështetur Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe atë në Bashkimin Europian.
“Për ne gjermanët Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Dhe ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur Kosovën si një komb të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Dhe unë dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ai.
Ambasadori i ri dhe se pret ‘me padurim’ t’i njohë njerëzit e këtij vendi dhe të provojë ushqimin.
“Dhe mbi të gjitha, pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve e këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm”, th ai.