Daut Haradinaj tregon mbiemrat që sipas tij nuk ekzistojnë në Junik: Nuk kanë jetu kurrë, prokuroria duhet të hetojë

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se rasti i Junikut është i dyshimtë.

Sipas tij ka ndodhur një skemë kriminale, sepse kanë votuar njerëz me mbiemra që asnjëherë nuk kanë ekzistuar në Junik.

banner

Daut Haradinaj në “Pressing” të T7 ka kërkuar që ky rast të hetohet nga Prokuroria.

“Ne Junik edhe matje edhe statistika, edhe njohës të asaj zone, jemi të befasuar e të çuditur për këtë rezultat, për këtë pjesëmarrje kaq të madhe, e pjesëmarrja është pak e dyshimtë sipas meje aty ka ndodhur një skemë kriminale, njerëzit që nuk jetojnë fare aty, as nuk e dinë ka i bie Juniku, janë bërë votues të Junikut”.

“Unë i kam bërë mbiemrat e kisha pas qef edhe me i lexu, bile Juniku që i njohin njëri tjetrin e dinë që këta mbiemra në Junik kurrë s’kanë ekzistu, për shembull mbiemrat Mustafa, Zeqiraj, Alimusaj, Tolaj, Latifaj, Delijaj, Lokaj, Nitaj, Mazreku, Selimaj, Daci, Zaimi, Dabiqaj, Bozhdaraj, Zejnaj, Asllanaj, Alimehaj, Sadrijaj, Shabani, Blakaj, Bahtijari, Musa”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy