KQZ publikon raportet financiare të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit

by Nexhat

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.

Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

banner

Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën :

https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy