Kurti, nga një sallë e Kuvendit ku e takoi, ia bën disa kërkesa Presidentes së KE’së – njoftimi i ZKM-së

by Nexhat

Zyra e Kryeministrit ka dalë me një komunikatë për media për takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila e theksoi se ajo po vjen në vend për pestën herë që prej vitit 2021, të cilën e përshkroi “si dëshmi e marrëdhënieve të mira”.

Von der Leyen në Kosovë qëndroi në kuadër të vizitës vjetore së saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

banner

Në sallën e Kuvendit ku e takoi, ZKM tha se Kurti i ka bërë disa kërkesa presidentes së KE-së, përfshirë edhe dorëzimin “sa më parë” të pyetësorit për anëtarësim.

“Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes von der Leyen për rrugëtimin europian të Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike”.

ZKM tha se Kurti i ka folur von der Leyen’it  edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, për të cilat i tha se ishin “të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira europiane”.

“Theksoi rëndësinë për një tranzicion të rregullt të pushtetit në komunat ku do të ketë ndërrim të qeverisjes, në respektim të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe përkushtimin e qeverisë për të mbrojtur proceset demokratike nga çdo ndërhyrje e jashtme”.

Për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me BE-në në kuadër të iniciativës “Single Market Highëay” , Kurti i dorëzoi Presidentes von der Leyen tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik në tre sektorë kyç, Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe Industri të Mbrojtjes, fusha ku Kosova sheh avantazh krahasues dhe potencial të lartë zhvillimi, tha ZKM.

“Në përmbyllje, Kryeministri falënderoi Presidenten von der Leyen për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë me popullin e Kosovës dhe vëmendjen e shtuar të saj ndaj rajonit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy