Nuk arriti ta mposht Arian Tahirin, Peci nis sulmet ndaj gazetarëve, analistëve: Exit poll’i i paligjshëm, bëjmë kallezim penal

by Nexhat

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj gazetarëve Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Shkumbin Kajtazi dhe ndaj Visar Imerit e Valon Fekës.

Kjo pasi Peci pretendon se ekziston dyshimi i bazuar i “Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës”.

banner

Sipas Pecit, “exit-pollet” ishin të paligjshme dhe nuk e pasqyronin vullnetin real të votuesve.

“Gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, pa pritur, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet, të përfundojë procesi zgjedhor, disa “”medie“ dhe individë të lidhur me grupe të jashtëligjshme interesi, gjatë tërë ditës kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara – përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturve “exit poll” të paligjshëm, që shumë shpejt u dëshmua që jo vetëm që nuk e pasqyrojnë aspak vullnetin real të votuesve në Mitrovicë, por madje qëndrojnë shumë larg. Qëllimi i vetëm i këtyre veprimeve ishte krijimi i konfuzionit, duke tentuar të ndikojnë dhe devijojnë jashtëligjshëm vullnetin e qytetarëve në Mitrovicë dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Peci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy