Osmani e nënvizon heqjen e masave të BE’së pas takimit me von der Leyen

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila erdhi për vizitë në Kosovë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se me të ka diskutuar për “rëndësinë e heqjes së masave të padrejta” të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani gjithashtu tha se Kosova është gati të ecë përpara “me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane”.

banner

“Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian”.

Osmani shtoi se mbështetja e Komisionit Europian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore.

Presidentja von der Leyen aktualisht është në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një sallë të Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy