Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kuvendi i Kosovës është “plotësisht i konstituuar” dhe tha se pret që sa më parë të ketë qeveri me mandat të plotë.

Ajo tha se tanimë me mandatimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re tashmë topi është te partitë politike për koalicione.

banner

“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit, ajo çështje është varur kryekëput nga vullneti i partive politike dhe deputetëve të Kuvendit, por më në fund edhe ai proces u përmbyll. Kemi Kuvend plotësisht të konstituuar”.

Osmani tha se pas kësaj menjëherë ka mandatuar Albin Kurtin, si i nominuar nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet e shkurtit si kandidat për kryeministër.

“Nga data që është nominuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, mirëpo negociatat për koalicione bëhen vetëm në mes partive apo në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë, por janë diskutime mes partive politike që si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata potencialisht, por janë çështje që besoj se më shumë informata mund t’iu japin partitë politike të involvuara”.

Osmani tha se “shpreson shumë” që vendi të ketë sa më parë një qeveri me mandat të plotë meqë tha se një qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara e pengon edhe shtetin në tërësi.

“Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë kushtetues sepse, siç e dini, qeveria në detyrë ka kompetenca të limituara sipas Ligjit për Qeverinë dhe kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e qeverisë, por e pengon shtetin në tërësi. Sa më parë të kemi qeveri me mandat të plotë kushtetues aq me parë mund të shtyhen reforma. Mund të kemi një buxhet gjithëpërfshirës, që do të thosha e vendos shëndetin e qytetarëve tanë në radhë të parë dhe e priotizon dhe do të kemi vendime të tjera që shtyhen përpara nga qeveria dhe që janë në interes të qytetarëve. Por, kur do të ndodhë kjo? Është në dorën e partive politike që shpresoj se do të gjejnë gjuhë të përbashkët në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Ajo këto deklarata i bëri nga Klinika e Onkologjisë ku qëndroi për vizitë në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy