Presidentja Osmani përkrah protestën e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e përkrah protestën që do të organizohet të premten në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Osmani ka thënë se e ka përkrahur secilën protestë që thërret për drejtësi.

“E mbështes këtë protestë. E kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi.

banner

Drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtës së të drejtave të njeriut.

Krerët e UÇK pikërisht se kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, pa asnjë dyshim për drejtësinë”, ka thënë Osmani në një prononcim për media, raporton Express.

Osmani ka thënë se Kosova kërkon respektim të parimeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe se u jep të drejtë qytetarëve që kërkojnë respektim të këtyre standardeve.

“Por ne kërkojmë që parimet më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të respektohen. Unë i jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, ka shtuar tutje Osmani.

Osmani ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri, për mbrojtje të popullit të pafajshëm, çlirim e mbrojtje të pragut të shtëpisë. Osmani ka thënë se UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, Republikën e Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri , për të mbrojtur popullin, për ta çliruar Kosovën nga okupimi shekullor dhe luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe për të mbrojtur qytetarët e pafajshëm. Për këdo që e ka parë me sytë e vetë se çfarë ka ndodhur në luftën e fundit, ka qenë vetëm një agresor dhe ajo ka qenë Serbia, ka qenë një viktime dhe ajo është Kosova, populli i Kosovës. UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, ka mbrojtur me dinjitet Republikën e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj luftë do ta mbrojmë deri në fund”, ka përfunduar Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy