Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shkruar për vizitën e saj në Kosovë dhe kërkesat që blloku ka ndaj vendit.
Ajo tha se BE-ja mbetet e përkushtuar që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Unionit dhe tha se Kosova duhet të përmbushë detyrat e saj me krijimin e institucioneve të forta, deeskalimin e tensioneve në vend dhe po ashtu tha se Kosova duhet t’i ndërmarrë hapat për të përfituar nga Plani i Rritjes.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta. Të ulë tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.
Von der Leyen nuk mbajti një konferencë për media në Prishtinë.
Ajo këtu takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
📍Touchdown in Kosovo.
We remain committed to a future where all six Western Balkan partners are part of our Union.
For this, it’s important that Kosovo keeps building strong institutions.
De-escalates tensions in the country.
Also, Kosovo should finalise the steps needed to… pic.twitter.com/I8ATRTA25G
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 15, 2025