Von der Leyen e kryen vizitën në Kosovë pa konferencë për media, niset drejt Shkupit

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përfunduar vizitën e shkurtë në Kosovë dhe pa një konferencë për media është nisur menjëherë drejt Shkupit.

Ajo fillimisht u takua me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë dhe më pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Por, me Kurtin asaj s’i ra fort të lëvizë meqë atë e takoi në ndërtesën e Kuvendit dhe jo në qeveri, sipas një vendimi të BE-së që Kurtin të mos e takojnë në Kryeministri derisa Kosova të ketë një qeveri me mandat të plotë.

banner

Von der Leyen i la në agjendën e saj t’i vizitojë krerët e tri shteteve për një ditë. Në Prishtinë ajo erdhi nga Beogradi ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për media.

Komisioni Europian në njoftimin për vizitat e von der Leyen në Ballkanin Perëndimor paralajmëroi se “Presidentja do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turit të saj”, sidoqoftë në Prishtinë s’ndodhi.

Këtë pasdite në Shkup, presidentja e KE-së pritet t’i takojë krerët e shtetit atje, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi, duke përfunduar udhëtimin e saj në rajon. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy