Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sapo ka arritur në Kosovë në kuadër të vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Presidencë.
Von der Leyen pas Osmanit do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin do ta takojë në sallën e Kuvendit dhe jo në zyrën e tij pas vendimit të BE-së që takimet me të të mos mbahen në objektin qeveritar deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Shefja e BE-së erdhi në Prishtinë nga Beogradi, ndërsa pas përfundimit të vizitës këtu do të niset drejt Shkupit.
“Presidentja e KE-së do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turneut të saj”, ka njoftuar BE, por nuk dihet saktë se kur do ta mbajë një të tillë në Prishtinë.
Ora e takimit me Kurtin është përditësuar dhe ZKM njoftoi se ai do të nisë nga ora 13:40