Analisti politik Visar Ymeri, e kritikoi ashpër qasjen që sipas tij po ndjek Lëvizja Vetëvendosje, duke e përshkruar transformimin e saj nga një lëvizje idealiste në një “oportunizëm të skajshëm”.
Ymeri tha se kjo qasje, në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, synon vetëm përfitime të pushtetit.
Ai theksoi se gara në Mitrovicë, është fituar nga Arian Tahiri i PDK-së.
“Kjo qasje oportuniste do të ia sjell fundin Vetëvendosjes e tillë çfarë është, sepse nuk është nis kështu, është nisë si idealiste tash është shndërruar në një farë oportunizmi të skajshëm që përdorin çfarëdo mjeti të mundësh e përlamje të mundshme për me këqyr e me grabitë një copë pushtet qikjo mënyrë e tentimit të grabitjes së një copë pushteti nuk bëhet për të mirën e qytetarëve, se për të mirën e tyre del iu kallëzon çfarë do të bësh për Mitrovicë.
Këtë garë e ka fituar Arian Tahiri, e tash Peci po thotë unë po du me fitu ndryshe duke i shpallë tradhtarë krejt ata që janë kundër meje e ndoshta tu ble e tu vjedh vota që do ta marrim vesh besoj shpejt”, ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri në Debat Plus.