Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka deklaruar se kanë kontaktuar me ekipin e FSK-së që ka hyrë “gabimisht” në veri dhe se për këtë janë duke përgatitur disa masa të brendshme
“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa i përket masave, këto janë procedura të brendshme, sigurisht që ne jemi angazhuar për to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për Albanian Post.
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës të enjten hynë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë së enjtes.
Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe tani, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së