Rënia e “shtetit digjital” tre vite më parë, bashkë me përpjekjet e vijueshme të Iranit për sulme kibernetike kanë kthyer vëmendjen e të gjithëve si kurrë më parë te siguria digjitale. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi edhe Strategjisë Kombëtare për Sigurinë kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027.
“Kjo strategji e re ka disa fokuse kryesor. Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme është kryesorja. Ne në strategjinë e mëhershme jemi marrë me mbrojtën e fëmijëve online. Kemi kuptuar veçanërisht gjatë viteve të fundit se ne në fakt duhet të punojmë me edukimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare. Duhet të punojmë me ngritjen e një kulturës kibernetike e cila ka filluar të funksionojë”, tha Floreta Faber, zëvendësdrejtire e AKSK, shkruan A2 CNN.
Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike parashikon një angazhim të të konsiderueshëm financiar për forcimin e infrastrukturës digjitale të vendit, me një total prej mbi 6.7 miliardë lekësh.
“Ai sulm i ndodhur në vitin 2022 është pasur me një numër sulmesh në vite të cilat vijojnë. Por tashmë ka ndryshuar shumë mënyra se si ne përgjigjemi”, tha Faber.
Tashmë Irani nuk është i vetmi “armik digjital”. “Irani qëndron si një prej vendeve mes ulmë kiberetike, duke u nisur nga historia, por ka edhe një numër tjetër vendesh. Ne shikojmë në mënyrë të veçantë mënyrën e sulmeve kibernetike që vijnë nga vende të ndryshme për të kuptuar se ku duhet të ruhemi edhe më shumë.”
Këto përpjekje vijuan edhe gjatë vitit të shkuar. Nga sistemi energjetik te bankat e nivelit të dytë apo kompanitë e sigurimeve… hakerat u përpoqën të hynin në sistemet e institucioneve dhe kompanive me anë të programeve keq-dashëse. Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vendi pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

