Drejtori për Zgjerim i KE-së, Gert Jan Koopman, ka njoftuar se qyteti i Nikshiqit në Mal të Zi pritet të bëhet kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2030.
“Me temën e tij “qytet i hapur”, Nikshiqi tregon se si kultura mund të bashkojë komunitetet dhe të frymëzojë ndryshimin.
Një shembull i shkëlqyer se si BE-ja mbështet kreativitetin dhe lidhjen në të gjithë Evropën”, ka shkruar Koopman.


