“Nuk e kam dhunuar kurrë, e kam dashur shumë!”- Juliana Nura reagon ashpër ndaj deklaratës së Feros: O magar…

by informim peje

“Nuk e kam dhunuar kurrë, e kam dashur shumë!”- Juliana Nura reagon ashpër ndaj deklaratës së Feros: O gomar…
Të shumta kanë qenë reagimet pas intervistës së reperit Fero, i cili foli për ndarjen e bujshme nga modelja Arbenita Ismajli dhe akuzat e saj ndaj tij për dhunë.

Në intervistë reperi tregoi se Arbenita ka qenë “gjithçka për të në një moment të jetës”, ndërsa theksoi se vazhdon ta respektojë për faktin që është nëna e vajzës së tyre.

banner

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”, tha ai ndër të tjera, deklaratë që menjëherë ndezi debat në rrjet.

Pak pas publikimit të intervistës, Juliana Nura reagoi ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory, ku shprehu zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave.

Ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të forta: “Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj”.

Në intervistën e tij, Fero pranoi se ka gabuar në të kaluarën, duke iu referuar ofendimeve që ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Më tej ai tha se në fillim e përjetoi divorcin keq dhe se u lëndua, por me kalimin e kohës ai rimori fuqitë dhe u stabilizua.
“Shpresoj që Arbenita të stabilizohet me jetën e vet”, tha reperi.

Pyetje: A ke ndjenja për të?

Fero: Ndjenja jo. Kam pas ndjenja shumë për atë. Momentalisht nuk kam, kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Patjetër që me një kohë të caktume ka qenë gjithçka për mua ajo. E kam dasht shumë, jam lënduar shumë, jena divorcu dhe më është dashur një kohë me marrë me veten.

Tash unë jam stabilizuar shumë mirë me jetën time, shpresoj që ajo të stabilizohet me jetën e vet dhe me kuptuar që ajo nuk është vetëm duke lëndu veç mua. Ajo është tu lënduar mirë mua. Por këtu ka më pësuar dhe vajza. Besoj se ajo ka me e kuptu këtë edhe me lon inatin anash, sepse unë kam veç fjalë të mira për atë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy