Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për abuzim me paranë publike dhe përdorim të saj për qëllime partiake.
Në një postim të saj, Bajrami ka thënë se Kurti, i cili sipas saj “dështoi të bëhet kryeministër i përgjegjshëm”, po i pasuron fondet e partisë me paratë e qytetarëve.
“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, atë thesin që po thotë e ka kepë, e e ka trashë, e ka trashë me paratë tona,” ka shkruar Bajrami.
“Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve disa fish më të shtrenjta, përmes faturave të energjisë elektrike – mafisë energjetike – përmes tenderave njëburimor dhe në forma tjera.”
Sipas deputetes së LDK-së, Kurti nuk po menaxhon financat publike në interes të qytetarëve, por në interes të partisë së tij.
“Ka edhe një problem tjetër: derisa Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga thesi i çkymë, ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çuar në parti. Ai thes nuk u takon më qytetarëve, por është në funksion të luksit të qeveritarëve dhe të LVV-së. Thënë shkurt, po blen vota nga thesi,” ka përfunduar Bajrami.

