Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, s’ka votë për VV-në

by Nexhat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje, përfaqësuese e komunitetit boshnjak dhe kryetare e Partisë Sociale Demokratike Unike (SDU).

Balje ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë grup gjatë një prononcimi në Debat Plus, duke sqaruar se vendimi i saj ishte i bazuar në nevojat procedurale të Kuvendit.

banner

“Nuk është lajmi i ri. E kam nënshkruar një ditë ose dy ditë pas konstituimit të Kuvendit. Kam qenë deputet i pavarur. Haradinaj me ekipin e vet, ka pas veç 5 deputetë, dhe kam shkuar t’i ndihmoj. Dhe pa 6 deputetë nuk mund të bëhet. E respektoj shumë zotin Haradinaj dhe krejt deputetët tjerë”, ka thënë Balje.

Megjithatë, deputetja ka theksuar se pjesëmarrja në grup nuk do të ndikojë në pavarësinë e saj politike dhe se ajo nuk do të votojë automatikisht sipas linjës së AAK-së, veçanërisht për çështje që lidhen për një qeveri nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Edhe pse jam pjesë e grupit, unë do të qëndroj deri në fund. Nuk do të ndryshoj qëndrimin tim”, ka shtuar Balje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy