Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të Kosovës 1 me 1 ndaj Austrisë, në kuadër të Grupit B të “Ligës së Kombeve”.
Albin Kurti tha se Kosova luajti më mirë, por Austria pati fat. Tutje ai lojtarëve iu kërkoi më shumë vëmendje e vetëbesim në dy ndeshjet e fundit ndaj Izraelit dhe Irlandës.
“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë. Fubollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani”.
“Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën”, ka shkruar Kurti në Facebook.

