Hoti i reagon Osmanit për zhvillimet në Kuvend: Deklarata e saj është për keqardhje

by Nexhat

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklarimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për çështjet që presin shqyrtim në Kuvend.

Hoti tha se deklarata e saj është për keqardhje, duke theksuar se ajo e di mirë se për shqyrtimin e çështjeve në Kuvend, duhet të kryhen veprime kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet. Sipas Hotit, Presidentja po bashkohet në një “fushatë të presionit publik ndaj partive politike” dhe inkurajon mediat që të bëjnë presion.

banner

Ai shtoi se ajo po ndihmon në ndërtimin e “narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja”, duke mos përmendur aktgjykimin e Gjykatës Supreme që, sipas Hotit, tregon se disa anëtarë të qeverisë po mbajnë postet qeveritare si deputetë në mënyrë joligjore.

Hoti përfundoi reagimin e tij me një vlerësim të ashpër: “Kaq për moralin politik të saj. Mjerim.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy