Ibrahimi: Dëshmitë e ish-zyrtarëve amerikanë në Hagë, mesazh i qartë mbi përfshirjen dhe rolin e administratës amerikane gjatë viteve ’98–99

by Nexhat

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se dëshmitë e ish zyrtarëve amerikanë në Hagë po dërgojnë një mesazh të qartë mbi përfshirjen dhe rolin e administratës amerikanë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

“A do ta lejojë SHBA që të njolloset roli i saj, në një ndër intervenimet më të suksesshme politiko-ushtarake të shekullit të kaluar?  Dëshmitë e ish-zyrtarëve amerikanë në Hagë po dërgojnë një mesazh të qartë mbi përfshirjen dhe rolin e administratës amerikane gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë.”

banner

Ai ka thënë se këta zyrtarë kanë qenë zbatues të drejtpërdrejtë të politikës amerikane të asaj kohe.

“Këta zyrtarë kanë qenë zbatues të drejtpërdrejtë të politikës amerikane të asaj kohe, dhe fakti që po dëshmojnë sot me miratimin e administratës aktuale, tregon për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj politike. Prania e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në seancat gjyqësore është dëshmia më e qartë e kësaj përkrahjeje institucionale.”

Sipas Ibrahimit, nga këto dëshmi bëhet e qartë se “administrata amerikane ka luajtur një rol kyç në zhvillimet e asaj periudhe dhe se edhe sot qëndron fuqishëm pas asaj përfshirjeje dhe qëndrimi politik”.

“Sfidimi i pikave kryesore të aktakuzës së prokurorisë, forcon edhe më tej faktin se administrata amerikane ka përkrahur një luftë të drejtë, ndërsa pretendimet e prokurorisë rezultojnë të pabazuara. Me këtë qëndrim, administrata amerikane nuk po mbron vetëm pastërtinë e luftës së UÇK-së, por edhe vetë rolin e saj në arritjen e rezultateve të asaj lufte. Nëse drejtësia do të vendosë me paanësi, gjykata duhet të arrijë në të njëjtin përfundim: dënimi i disa udhëheqësve të UÇK-së do të nënkuptonte jo vetëm dënimin e vetë UÇK-së, por edhe të aleatit të saj kryesor,  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy