Nga: Argjira Ukimeri
Du me t’u diftue si asht mas miri. Veç ti don edhe din me m’kuptue. Kur pranvera nisi me ardh, bashk me te vijnë edhe lulet e Majit. Zani yt i ambël m’nep shpresê e jetë, m’mbush plot lumni e m’ban me rrnue n’parajsën tande engjullore.
Jeta m’ka ba me kuptue qi jo çdo kush asht si ti e unë! Edhe n’mêrzinë ma t’madhe kur e kemi pas, kêrkush s’gjeti dakik e as sahat pêr me m’ngushllue! Jeta asht e pa m’shirë! Nuk m’dha edhe nji mundësi t’dytë pêr me jetue!
As me i pa njerzit n’sy e me kuptue se sa kemi nevojë për njani tjetrin, për dashninë qi na ka mungue, edhe për hallet tona qi kurr s’maruen! Kjo dynja asht durim e pritje! Ku dita asht sa nji shekull jetê, e nata pa ispatë!
Oh jetë e shenj’t, buzëqeshë, hiq pa ndalë. I falë gzim e dashni ksaj krijese Hyjnore, edhe n’ditët ma t’bekueme t’Universit!
DASHNI, T’DUE TY! SEPSE EDHE TI M’DO MUE!

