Murati konfirmon: Subvencionimi i rrymës nis këtë javë, zgjat deri në fund të dimrit

by informim peje

Ministëri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se prej kësaj jave ka filluar zbatimi i masës për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një ndihmë e drejtuar familjeve me të ardhura të ulëta.

Sipas Muratit, përfituesit tashmë mund ta shohin vlerën e subvencionit si brenda aplikacionit elektronik, ashtu edhe në faturat fizike të energjisë që do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim.

banner

Ai bëri të ditur se kjo masë do të vazhdojë për gjashtë muaj, deri në përfundim të dimrit, njësoj si vitin e kaluar, duke synuar që familjet të përballojnë më lehtë shpenzimet e rritura energjetike.

“Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: ta përballojmë së bashku barrën e shpenzimeve energjetike në muajt e ftohtë dhe të sigurojmë që asnjë familje në nevojë të mos mbetet pa mbështetje”, deklaroi Murati.

Sipas Ministrisë së Financave, subvencionimi do të aplikohet automatikisht për të gjitha familjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara, në mënyrë që mbështetja të jetë sa më e shpejtë dhe e qasshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy