Reagimi i Hykmete Bajramit, kandidate e LDK-së për deputete, ka rikthyer në vëmendje debatin për mënyrën se si qeveria Kurti ka menaxhuar projektet publike gjatë pesë viteve të fundit. Bajrami thekson se shumë prej tyre – nga rrugët kryesore drejt Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës, Pejës e deri në Tetovë – janë shoqëruar me vonesa, plane të papërfunduara dhe punime të mbetura përgjysmë.
Ajo përmend se situata është e ngjashme edhe me stadiumet dhe objekte të tjera publike, duke ngritur shqetësimin se projektet janë zvarritur dhe buxhetet janë shpenzuar pa rezultat të dukshëm. Bajrami kritikon edhe mungesën e llogaridhënies, duke argumentuar se qeveria Kurti nuk ka kërkuar përgjegjësi as nga kontraktorët, as nga zyrtarët që kanë lejuar ngecjet.
Në deklaratën e saj, ajo premton se një qeveri e udhëhequr nga LDK do të publikojë të gjitha të dhënat e projekteve që nga nisja e deri te çdo ditë vonesë, duke i bërë proceset më transparente dhe duke kërkuar përgjegjësi individuale për çdo devijim.

