Sonte në Pressing diskutohet për deklarimet e kryeministrit në detyrë dhe strategjinë e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pjesë e panelit është edhe Blerim Latifi. Profesori i filozofisë, vlerësoi se fushata për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë e ashpër, me fjalor brutal.
Latifi tha edhe se, ai mendon se partitë e ish-opozitës s’do të ia falin Kurtit ofendimin që ky i fundit e kishte bërë duke i quajtur kundërshtarët e tij ‘’hajvan’’.
‘’Nuk mendoj që kjo intervistë të cilën Kurti e dha mbrëmë na e paralajmëron se çfarë lloj fushate do të bëjë në ditët në vazhdim. Nuk mendoj që opozita do të ia falë këtë lloj ofendim këtë etiketë. Një njeri i cili pretendon i cili ka bagazh intelektual, që është i matun nuk operon me një gjuhë të tillë. Termi i hajvanit dhe i racionaliteti janë dy gjera të ndryshme. Mendoj se nuk do të ketë zbutje.
Gjitha partitë janë duke mat opinionin se ku është gjendja reale e tyre, dhe pasi t’i kemi ato të dhëna edhe ne do të shohim se çfarë qasje do të ndërtojnë. Nuk mendoj se do të jetë fushatë e butë e qetë. Do të jetë shumë e ashpër. Do të ketë fjalor brutal. Do të shohim edhe ‘’margaritar’’ të tjerë si ky i zotit Kurtit të cilin ai u mundua me zbut gjatë intervistës së tij të brendshme”, ka thënë ai mes tjerash.

