Bayerni lëshon pikë, Kane dhe Olise përjetojnë një mbrëmje makthi në Mynih

by Nexhat

Bayern Munich ka lëshuar pikë ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë, FC Koln, duke barazuar 1-1 në “Allianz Arena”.

Përveç humbjes së pikëve, trajneri Vincent Kompany mori edhe dy lajme të këqija, pasi Harry Kane dhe Michael Olise u detyruan të largoheshin nga loja për shkak të lëndimeve që pësuan në pjesën e parë.

banner

Kjo situatë i jep mundësinë Borussia Dortmundit që këtë fundjavë ta marrë kreun e tabelës në Bundesliga.

Bayern e nisi mirë ndeshjen në “Allianz Arena”, ku Kane iu afrua golit që në minutat e para. Goditja e tij me kokë përfundoi në shtyllën e largët, megjithëse sulmuesi anglez ishte edhe në pozitë jashtë loje për pak.

Megjithatë, ishte Kolni që kaloi i pari në epërsi, pas një kundërsulmi të shpejtë. Mikey Moore e dribloi portierin Jonas Urbig dhe shënoi për 0-1.

Bayerni më pas humbi Harry Kanen, i cili dukej se pësoi një lëndim në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje të pakëndshme. Në vend të tij u inkuadrua Tom Bischof.

Pas disa sulmeve të pasuksesshme, Bischof gjeti Brownin të lirë në hapësirë. Goditja e këtij të fundit në këndin e largët përfundoi në rrjetë, duke e rikthyer baraspeshën në 1-1.

Por, lajmet e këqija për Bayernin vazhduan. Olise u rrëzua pas një ndërhyrjeje dhe Kompany vendosi ta zëvendësonte në pushimin mes dy pjesëve.

Sipas “Sky”, futbollisti francez u largua nga stadiumi me paterica.

Lennart Karl provoi nga një pozitë e favorshme, por goditja e tij përfundoi jashtë portës. Bayerni më pas krijoi pak raste për një periudhë të gjatë të ndeshjes.

Në minutat e fundit, vendasit rrezikuan përmes Pavlovicit, goditja e të cilit kaloi fare pranë portës, si dhe Jamal Musialas, i cili u ndal nga portieri Marvin Schwäbe.

Rastin më të mirë në fund të ndeshjes e pati Kolni. Pavlovic gaboi në mesfushë, duke e lënë yllin e skuadrës, Saïd El Malan, krejtësisht të lirë, por ky i fundit, në mënyrë të pashpjegueshme, goditi jashtë portës.

El Mala u pa dukshëm i zhgënjyer me veten kur u zëvendësua pak më vonë, por kjo nuk ia ndryshoi fatin Kolnit, i cili arriti të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Bayern Munich.

Ndeshja përfundoi 1-1.

Tash, Bayerni shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e parë, një më shumë se Dortmundi që është i dyti dhe tri më shumë se Freiburgu, që zë vendin e tretë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy