Arsenali e do Tonalin, Newcastle kërkon 100 milionë euro

by Nexhat

Arsenali ka vënë në shënjestër mesfushorin italian Sandro Tonali.

Sipas medieve britanike, “Topçinjtë” kanë kryer një sondazh fillestar me Newcastle United për të kuptuar mundësitë e një transferimi.

banner

Megjithatë, drejtuesit e Newcastle nuk kanë ndërmend të shesin ish-lojtarin e Milanit në ditën e fundit të afatit dimëror  dhe kanë vendosur një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh për kartonin e tij.

Si pasojë, Tonali nuk pritet të largohet nga Newcastle në këtë afat kalimtar, ndërsa çdo diskutim i mundshëm është shtyrë për në verë.

Burime pranë klubit anglez bëjnë të ditur se një marrëveshje e tillë është praktikisht e pamundur të realizohet në pak orë, veçanërisht duke pasur parasysh se trajneri Eddie Howe e konsideron Tonalin një element kyç të projektit teknik.

Për sezonin e ardhshëm, interesim për mesfushorin italian ka shfaqur edhe Juventusi, i cili synon përforcimin e repartit të mesfushës.

Megjithatë, klubi torinez pritet ta ketë të vështirë të përballojë konkurrencën e Arsenalit, që gëzon potencial ekonomik më të madh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy