Hapet në Prishtinë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

by engel

Organizatat INTEGRA dhe Admovere kanë hapur ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila dokumenton krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive për krimet e luftës. Ajo u shpreh se Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer gjatë viteve 1998–1999.

banner

Ekspozita paraqet në mënyrë kronologjike 49 masakra të ndodhura gjatë luftës, duke filluar nga ajo e Likoshanit dhe Qirezit më 28 shkurt 1998, deri te masakra e familjes Bala më 12 qershor 1999. Sipas organizatorëve, këto janë përzgjedhur bazuar në materialet e disponueshme, përfshirë fotografi dhe dëshmi të të mbijetuarve.

Ngjarja po mbahet në sheshin Sheshin Nëna Terezë, ku do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 7 prill. Organizatorët kanë bërë të ditur se një dokumentim më i gjerë i të gjitha masakrave do të publikohet në një libër dhe në një platformë digjitale që pritet të lansohet muajin e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy