Muriqi pasi kaloi Eto`o-n: Faleminderit për ëndrrën e realizuar

by Nexhat

Sulmuesi kosovar i Mallorca-s, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë në La Liga, duke hyrë në historinë e klubit si golashënuesi më i mirë i tij në elitën spanjolle.

Me dy golat e realizuar në fitoren 3-0 ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti kuotën e 55 golave, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o.

banner

Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar shprehu mirënjohje të thellë për klubin dhe tifozët.

“Që nga dita e parë këtu, e kam ndjerë si shtëpinë time. Ishte një ndjenjë e veçantë dhe lidhja ime me Mallorcën ka qenë e jashtëzakonshme. Kur vendosa të qëndroj, e dija se doja të bëhesha legjendë këtu”, u shpreh Muriqi.

Ai theksoi se ky rekord është një nga arritjet më të mëdha personale:

“Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të realizoj një nga ëndrrat e mia – të tejkaloj Samuelin dhe të sfidoj veten. Me shtatë ndeshje të mbetura, dua të arrij sa më shumë”, theksoi as-i kosovar.

Muriqi foli edhe për rëndësinë e fitores, duke theksuar situatën e vështirë në tabelë.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Një ditë më parë rezultatet e rivalëve na çuan në zonën e rënies, por reagimi ynë ishte i shkëlqyer dhe tani jemi jashtë saj”, theksoi ai.

Në fund, ai komentoi me humor brohoritjet e tifozëve për “Topin e Artë”.

“Çfarë Topi të Artë? Tifozët janë të çmendur! Unë thjesht po përpiqem të jap maksimumin dhe pastaj do të shohim çfarë do të vijë”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy