Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën Belgjikës

by Nexhat

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një kapitulli 16-vjeçar me përfaqësuesen e Belgjikës.

Lukaku, 33-vjeçar, e bëri të ditur vendimin të hënën përmes një postimi në Instagram, ku kujtoi emocionet dhe përvojat e shumta që ka përjetuar gjatë karrierës me kombëtaren.

banner

Ai e mbyll aventurën ndërkombëtare me 135 paraqitje dhe 94 gola, duke mbetur golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës.

Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi belg përfaqësoi vendin e tij në katër edicione të Kampionatit Botëror dhe në tri Kampionate Evropiane.

Me 94 realizime, Lukaku renditet gjithashtu në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy